Një qytetar nga Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici
Me datën 01.01.2026, rreth orës 21:00, në stacionin policor është paraqitur qytetari D. Mehmetaj, i cili ka njoftuar se rreth orës 20:30, në rrugën “Zenel Hajdini” në Ferizaj, kishte gjetur një çantë të humbur.
Në prani të zyrtarëve policorë është bërë kontrollimi i çantës, ku janë gjetur:
– Një patentë shoferi
– Kartëmonedha në vlerë prej 350 euro,
– para metalike rreth 3 euro,
si dhe gjësende të tjera personale.
Pas verifikimeve, është identifikuar pronarja e çantës, znj. L. M, e cila është njoftuar dhe rreth orës 21:20 është paraqitur në stacionin policor për marrjen e çantës së saj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon qytetarin D. Mehmetaj për veprimin e tij shembullor, ndershmërinë dhe bashkëpunimin me institucionet, duke vlerësuar këtë rast si një shembull të mirë qytetarie dhe përgjegjësie shoqërore.



