Një qytetar pretendon se policia serbe e dënoi me 600 euro  në kufi për fotot me emblemën e UÇK-së

03 korrik 2026 | 13:52

Një qytetar ka pretenduar se gjatë kalimit në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është ndaluar nga policia serbe dhe është gjobitur me qindra euro për shkak të disa fotove me emblemën e UÇK-së.

Sot në emisionin “Fol me Ari” në “Klan Kosova FM”, ai ka treguar se i është marrë telefoni, ku i janë kontrolluar fotografitë dhe më pas është gjobitur.

Ai ka thënë se ky nuk është rasti i vetëm

Sipas tij, edhe persona të tjerë janë përballur me masa të ngjashme, ndërsa ka pretenduar se në disa raste shumat e gjobave kanë arritur deri në 4 mijë euro, pasi kontrolli i telefonave ka qenë më i gjerë dhe janë gjetur më shumë fotografi.

Po ashtu, i njëjti ka dërguar fotografitë për të cilat ka pretenduar se është ndëshkuar me gjobë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ceremonia zyrtare e zisë për vdekjen e Khameneit do të…