Një reagim ndaj Rektoratit të Universitetit të Prishtinës

07 tetor 2025 | 20:40

Festim Z. Hoti

Rektorati i Universitetit të Prishtinës paska ndarë çmime për ish-studentët e tij, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Mirë e bukur, por s’mund të mos shtroj një pyetje të drejtë dhe të domosdoshme: a ka mbetur ky institucion i dijes e zhvillimit kombëtar ndonjëherë i paprekur nga ndikimi politik? Që nga paslufta, fatkeqësisht, Universiteti i Prishtinës ka qenë vazhdimisht i kapur, i përdorur dhe i deformuar nga interesat partiake.

Unë vetë kam parë e përjetuar shumë padrejtësi në këtë universitet, por një gjë s’e kisha menduar kurrë: të kemi një Rektor që, përveçse i paaftë për të mbajtur një qëndrim institucional e të dinjitetshëm, shpesh nuk arrin as të lexojë siç duhet tekstin që ka para vetes.

Prandaj kam një pyetje të drejtpërdrejtë për Rektorin Arben Hajrullahu:
Si nuk të ra në mend, para se të bëje këtë gjest krejtësisht politik, të ndërmarrje një hap vërtet kombëtar – të nderoje ish-studentët e Universitetit të Prishtinës që sot janë dëshmorë e heronj të lirisë së Kosovës?
Ata që dhanë jetën për lirinë që sot e shfrytëzojnë edhe ata që ndajnë dekorata politike!

Ky universitet duhej të ishte tempull i dijes dhe i kujtesës kombëtare – jo tribunë e përfitimeve politike. Derisa drejtuesit e tij vazhdojnë ta përdorin për perfitime e simpati partiake, Universiteti i Prishtinës do të mbetet simbol i dështimit moral të elitës akademike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Dy vite pas shpërthimit të luftës në…