NJË SHTATORE NË SHTRATIN E AFRIMIT PRANË OBELISKUT

02 nëntor 2020 | 17:42

Naim Zhitia

Të nderuar të pranishëm.
Zonja dhe Zotrinjë.
Ju përshendes të gjithëve,ju falenderojë që sot keni ardhë.
Sot pra është Nëntori I parë që po e përkujtojmë pa shtatin e Afrimit pa Babushin dhe pa Balin.
Sot është 2 Nëntori I lavdisë së Afrimit dhe Fahriut.
Ne Familjarët e Afrimit në vitin 2020 kemi pasë tragjedi familjare, sepse ndrrojë jetë Babushi, kishte dhimbje, por tronditëse ishte vdekja e Balit e Syles.
Para se të vdisnin Babushi e Syla, ne kemi diskutuar shum herë që nëse vjen radha për ta dërguar Afrimin në varrezat e deshmorëve në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë, atëherë nderimin do ta vazhdojmë tek obilisku.
E kemi diskutuar qe në shtratin këtu ku ka nejtë Afrimi pranë obiliskut një dekadë qe ta ngrisim një shtatore të Afrimit.

Në vitin 1945 të dy gjysherit e Afrimit me armë në dorë ranë duke luftuar për çlirim dhe Bashkim Kombëtar.
Ne e kemi diskutuar gjithë herë, sepse të dy gjysherve as varret nuk ua dimë, por kemi pas marrë vendim që kur do herë nga një pllakë e zezë këtu në obelisk ti ngrisim me portrtet e tyre që me 2 nëntorë për çdo 2 nëntor ti kujtojmë edhe ata që ranë për çlirim e Bashkim Kombëtar sepse varret nuk ua dimjmë.
Andaj sotë unë ju falemnderoj juve që keni ardhë në kët kohë pandemie, u jamë mirënjohës në emer të familjes.
Faleminderit e mirë u pafshim në nëntora tjerë.

Llugë 2 Nëntor 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas fillimit të ndeshjeve të fazës së dytë në Superligën…