Një statistikë turke e vitit 1908 tregon se sa shqiptarë, serb e turq kishte në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni

08 janar 2024 | 00:54

Bëhet fjalë për një statistikë turke (1908 – 1909), ku tregohen vendet me shumicë të popullsisë shqiptare me numër të saktë të popullsisë dhe përqindje.

Kjo statistikë është e bazuar në një dokument të hartuar nga pushteti i kohës, pra Perandoria Osmane.

Sipas saj, në Shkup para një shekulli kanë jetuar 50.258 shqiptarë, 9264 serb dhe 29080 bullgarë (asnjë maqedonas, siç quhen sot).

Tetova ka pasur 52076 banorë shqiptarë, ndërsa Gostivari 23197 shqiptarë. Po ashtu, edhe në këto të dhëna përdoret termi bullgarë për banorë sllavë.

Tuzi ka qenë qytet me 100 për qind banorë shqiptarë. E njëjta vlen edhe për Kaçanikun. Prishtina kishte 60968 shqiptarë e 11093 serbë. Peja kishte 50440 shqiptarë e 13303 serbë.

Prizreni kishte 64569 shqiptarë, 17219 serbë e asnjë turk. Ndërsa, Gjakova kishte 70963 shqiptarë e 687 serbë.

Në këtë statistikë bien në sy vendet shqiptare në Mal të Zi: Tuzi, Gucia dhe Rozhaja.

Sipas kësaj statistike, Tuzi kishte 7647 banorë dhe të gjithë ishin të përkatësisë etnike shqiptare.

Gucia kishte gjithsej 12073 banorë nga të cilët 9905 prej këtyre banorëve ose 82,6% ishin shqiptarë, 1812 banorë apo 15,5% ishin serbë ndërsa të tjerë ishin 356 banorë apo 2,9%.

Rozhaja kishte gjithsej 17466 banorë prej ku prej tyre 15032 banorë apo 86,5% ishin shqiptarë kurse 2434 banorë apo 13,5% ishin serbë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emri i Murat Kurum, ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Urban,…