Një tjetër shqiptar i Kosovës arrestohet në Serbi gjatë kthimit nga Gjermani

05 gusht 2025 | 00:22

Serbia po vazhdon me valën e arrestimeve të qytetarëve kosovarë në pikat kufitare, duke i justifikuar ato me pretendime për përfshirje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Bëhet e ditur se edhe një kosovar është arrestuar, derisa po kalon në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë. I arrestuari është Behar Preniqi.

Sipas të njëjtave burime, Preniqi ishte duke udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë në momentin kur është ndaluar nga autoritetet serbe.

lg.php.gifArrestimi i tij dyshohet se është bërë nën pretekstin e “krimeve të luftës”, me pretendimin se ka qenë pjesë e UÇK-së – megjithëse në kohën e luftës ai ishte vetëm 16 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peggy Gou ishte ndër DJ-të më të njohur ndërkombëtarë që…