Një veturë në lëvizje në rrugën Pejë-Rozhajë goditet me plumba, arrestohen dy persona për tentim vrasje

10 dhjetor 2023 | 18:50

Në orët e para të së dielës, konkretisht në 01:25, një person ka raportuar në polici se derisa po lëvizte në rrugën Pejë-Rozhajë, vetura e tij është goditur me plumba.

Dy persona të dyshuar që ndodheshin në arrati, tashmë janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi e ka konfirmuar lajmin për Reporteri.net.

“Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë”, tha Nikçi për Reporteri.net.

Edhe Policia konfirmoi se rasti u iniciua si “tentim vrasje”.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka pasur dëshmi se aty është shtënë me armë zjarri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juglindja e Australisë është prekur nga nxehtësia ekstreme të shtunën,…