Një zyrtare policore në Ferizaj gjeti 100 euro gjatë patrullimit, ia kthen pronarit

21 maj 2025 | 20:51

Gjatë patrullimit në rrugën “Driton Islami”, pranë stacionit policor në Ferizaj, një zyrtare policore ka gjetur një shumë prej 100 eurosh.

Pas verifikimeve të nevojshme, paratë iu dorëzuan pronarit të ligjshëm, P.R., i cili më herët kishte raportuar humbjen e tyre në polici.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për veprimin e zyrtares policore, duke e vlerësuar atë si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat izraelite kanë hapur zjarr ndaj një objekti në Bregun…