Njëmbëdhjetë vjet nga vdekja e luftëtarit të UÇK-së, Hakif Kurtesh Berisha, luftëtar i brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”

31 maj 2020 | 14:52

Shkruan: Hysen Sogojeva, bashkëlufëetar (nxjerr nga Ditari i luftës së UÇK-së)

Graboci i Poshtëm ishte me fat qe e pat nje luftetarë si Baca Kifë me Kësulëkuqen M-48

Vitet e lavdisë e krenarisë do të mbeten gjatë në kujtesën tonë kombëtare. Ishte periudha e viteve 1998/99 kur kombi shqiptar u ngrit si një i tërë për çlirimin e trojeve të pushtuara nga sllavët.

Kësaj thirrje ju përgjigjen edhe bijtë e bijat nga te gjitha viset Etnike, nga Kosova si dhe Fshati Groboc i Poshtëm i Komunës së Fushë Kosovës.

Pas ramjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari filluan në çdo cep të Kosoves të formohen celula edhe shtabe të reja, ku në vazhdën e kësaj u formua edhe Shtabi i UÇK-së në Fshatin Graboc i Poshtëm. Ky vend e kishte traditë mikpritjen e bujarinë, e kishte të kultivuar burrërinë e qëndresën dhe e kishte të qartë idealin e çlirimit dhe bashkimit të shqiptarëve. Pra, këtu nuk kanë munguar mendjet e ndritura dhe gatishmëria e banorëve për të qëndruar karshi stuhive e rrebesheve të pushtuesit. Duke parë këtë gjendje të vështirë, burrat e kësaj ane ishin organizuar dhe në krye me Abedin Sogojevën kishin formuar guerilën e parë të UÇK-së, Togun e Grabocit dhe padyshim Hakifi (Baca Kife) ishte ndër ushtarët e parë që iu bashkua kësaj ushtrie edhe ate mbi moshen 60 vjecare. Ky Tog ishte pjesë përbërëse e Brigadës 114 Fehmi Lladrovci të Zonës Operative të Drenicës dhe për Komandant kishte emëruar Abedin Sogojevën.

Kycja e Baces Kifë në radhët e UÇK-së, nuk ishte i rastësishëm, sepse ky burrë rrjedhë nga një familje patriotike dhe kombëtare, duke filluar nga Babi i tij Kurtesh Berisha, i cili ishte dënuar me 12 vite burg nga Serbia dhe Jugosllavia, sepse asnjëherë nuk ishte pajtuar me regjimin e tillë të eger ndaj popullatës shqiptare. Kurteshi ishte edhe bashkëluftetar i Azisë Zhilivodes.

Në kullën e tij janë mbajtë shumë takime, të cilat shpesh ishin edhe vendimtare për lirinë e popullit shqiptar. Bashkë me Hakif Berishën ishin edhe luftëtarë tjerë të Togut të IV-të të Brigades “Fehmi LLadrovci” në udheheqjen e Abedin Sogojeves – Komandant Dini.

Këta burra e djem të rinj nuk patën nevojë të dëgjojnë thirrjet për qëndresë, sepse me kohë ishin brumosur e kalitur me idenë e luftës për liri. Epoka e errët e robërisë serbe kishte lënduar rëndë shpirtin liridashës dhe dëshirën për të jetuar të lirë e kishte shndërruar në revoltë.

Baca Kifë në shpirt e kishte mbjellë farën e atdhedashurisë, pra, ai e kishte nisur luftën për çlirim shumë më herët, ngase kishte ideologun e çështjes shqiptare, babain Kertesh Berisha.

Baca Kifë kishte dëgjuar rrëfimet e Babait dhe pleqve në oda burrash për vuajtjet e persekutimet barbare të pushtuesit serb dhe urrejtja për armiqtë sa vinte e shtohej. Ai e dinte se jetë nën robëri nuk mund të kishte, prandaj edhe ju rrek maleve armen e vet, KESYLËKUQEN – M 48 në krah.

Dashuria për tokën e babës ishte më e fortë se çdo pritë e armikut gjakatar, prandaj Baca Kifë dëshironte që edhe disa pushkë t’ju shtohen radhëve të çlirimtarëve.

Hakifi mori pjesë në të gjitha betejat e rëndësishme që ishin zhvilluar në atë kohë, por duhet theksuar njërën prej tyre të 14 prillit 1999, në të cilën betejë luftohej në largësi prej 20 metra me armikun pa i lëkundur pozicionet e UÇK-së. Gjatë kësaj beteje përveç Baces Kifë, morën pjesë edhe shokët e tij: Abedin Sogojeva – Komandant Dini, Ferid Curri, Lirim Jakupi, Vullnet Ibishi, Aliu, Shabani, Arsimi, Hyseni, Mirsadi, Xhevati, Bujari e shumë e shumë tjerë, që se i cili është histori në vete. Kishte rënë dëshmor Ferid Curri, ndërsa ishte plagosur vëllai i tij Petriti dhe ushtari Fidaim Berisha. Sot, ky vend falë gjakut të dëshmorëve frymon lirshëm dhe lufta e tyre ishte e pastër si loti, e shenjtë për lirinë e vendit të tyre, por ishte edhe krenaria më e madhe për kombin. Dëshmorët dhe luftëtarët e Togut të UÇK-së së Grabocit si, Abedin Sogojeva, Hakif Berisha, Ferid Curri, Ahmet Berisha, Petrit Curri, Bedri Berisha, Lirim Jakupi, Vullnet Ibishi, Aliu Sogojeva, Shabani, Arsimi, Hysen V.Sogojeva, Mirsadi, Xhevati, Milaimi e shumë të tjerë do të jenë krenaria e Rrafshit të Kosovës, përkatësisht të Fushë Kosovës, por edhe të gjithë Kosovës dhe mbarë shqiptarisë[1].

Historia i kishte mësuar këta luftëtarë lirie se deri tek liria vetëm një rrugë ka dhe ajo ishte lufta e qëndresa dhe jo pritja e durimi i pakufishëm, me shpresën e rreme se lirinë do t’na e sillnin të tjerët. Ata i vunë gjoksin furtunës dhe me gjakun e tyre skuqën borën e bardhë të Kurrizit (Kershi i Orlave) e me gjere ne malet e Drenices. Kjo sakrificë madhore e bijve të Grabocit te Poshtem dhe gjithë atyre luftëtarëve që me guxim i dolën të keqes përpara, rezultoi me fitoren përfundimtare.

Jo vetëm Baci Kifë, por dhe shumë bashkëluftëtarë nga togu i Grabovcit sot nuk janë fizikisht me ne, si komandanti Abedin Sogojeva, dëshmori Ferid Curri, bashkëluftëtaret Bedri Berisha, Ahmet Berisha, Ismet Imzi, Ragip Barisha por, ne na bënë krenar aktiviteti i tyre, lufta e tyre e shenjtë për liri, prandaj çdo ndarje fizike nga bashkëluftëtaret është e rëndë, e dhimbshme por dhe krenare, ngase ishin të gatshëm të japim çdo gjë atdheut, edhe atë me të shtrenjtën, Jetën.

Sot kemi 11 vjetorin e vdekjes së luftetërit Hakif Berisha (Baca Kifë), cili dha shumë për popullin edhe asnjëherë nuk u zbrapes nga idealet e tij, që i kishte filluar qysh si fëmijë.

Në rastin e varrimit të tij edhe nuk e pata lehtë kur Ushtarët e Togut të IV të Abedin Sogojeva-Komandant Dinit me autorizuan që t’ia them lamtumirën e fundit një luftëtari siç ishte Hakif Kurtesh Berisha, ku kjo ka qenë ajo qe e thash para një numri të madh të njerzëve që kishin ardhe t’ia thonë lamtumiren e fundit Bacit Kifë:

“Sot në këtë vend, na ka bashkuar lufta, dhe përpjekjet  e Baces Kifë. Unë mundem me shtu se luftëtari Baci Kifë do të mbeten përjetë si emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, ajo që mund të them se fryma dhe angazhimi i tij janë mesazhet unifikuse për UÇK-në ishte i pakrahasueshëm”, dhe vepra e tij ishe mesazhi me i qartë se lufta do të vazhdojë deri në lirimin  e plotë të Kosovës.

Të gjithë të rënit per liri janë nder i gjithë kombit shqiptar, i sakrifikimit më sublim në emër të lirisë të cilët sollën Kosovën e lirë. Padyshim që Kosova ka mjaft sfida që ne besojmë që do t`i kaloj me sukses që nga hyrja në Bashkimin Evropian, anëtarësimin në NATO. Amaneti i tyre duhet të qohet përpara, të gjithë kemi një rrugë përpara për t`i dhënë vendit tonë më shumë liri, begati dhe rini”.

Brigada 114 “Fehmi LLadrovci”, e ne veçanti Togu i Grabovcit ishte, është dhe do mbetet jo vetëm krenaria e Fushë Kosovës, por edhe Zonës së Drenicës, dhe s”ka se si të jetë ndryshe ku në gjirin e sajë kishte luftëtar të kalibrit si, Hakif Berisha, Abedin Sogojeva, Ferid Curri, Lirim Jakupi, Vullnet Ibishi, Aliu, Shabani, Arsimi, Hyseni, Mirsadi, Xhevati, Bujari e shumë e shumë tjerë, që se i cili është histori në vete.

Ne këtë përvjetor (11 vjetor), ne bashkëluftëtarët të kujtojmë me pietet të lartë, maksimalisht të jemi mirënjohës për çdo gjë, ashtu si është mirënjohës çdo shqiptarë.

Baca Kifë nuk kanë vdekur, por është përjetësuar.

Faleminderit për gjithë atë që bëre për Kosovën.

Lavdi dëshmorëve të kombit në të gjitha epokat, kurdo dhe kudo që ranë!

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, lavdi jetës dhe veprës sate, lavdi gjithë dëshmorëve të kombit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja e njohur Olta Gixhari në një intervistë live me…