Olta flet për njohjen me partnerin dhe planet e martesës

31 maj 2020 | 14:44

Aktorja e njohur Olta Gixhari në një intervistë live me emisionin “Story” ka zbuluar detaje mbi shtatzëninë dhe partnerin e saj.

Gixhari ka treguar se çifti e kishin planifikuar për të hedhur këtë hap të rëndësishëm. “Ishte e planifikuar, madje di edhe kur është zënë. Faleminderit Zotit erdhi në një mënyrë të menjëhershme, pa strese, pa problem. Nuk do ta zbuloj ende sa muajshe jam, do ta zbuloj më vonë në Instagram”, është shprehur aktorja.

Ajo gjithashtu ka zbuluar se partneri dëshiron që fëmija i parë të jetë djalë, por ata ende nuk e kanë parë gjininë.

Olta ka folur edhe për personin që i ka rrëmbyer zemrën. “Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e showbizit. Mund t’ju them vetëm që është shumë i bukur, kaq”, ka deklaruar ajo.

Çifti janë njohur për Krishtlindje dhe siç rrëfen Olta, shumë më vonë ka ardhur edhe puthja e parë. “Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte arsyeja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë”, është shprehur Olta.

Aktorja ka treguar se pas karantinës, do të organizojnë dasmën dhe tashmë, përveç bebushit, pritet të zbulohet detajet e para të eventit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreshnik Ahmeti, shefi i kabinetit të ministrit në detyrë të…