Javën e ardhshme do të riatdhesohen mbi 700 qytetarë

31 maj 2020 | 14:43

Kreshnik Ahmeti, shefi i kabinetit të ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë me dije se javën e ardhshme do të riatdhesohen mbi 700 qytetarë të cilët gjenden në shtete të ndryshme të botës për shkak të Covid-19.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se nga java e ardhshme do të mbesin edhe 400 kërkesa për riatdhesim.

“Pas lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, MPJD vetëm brenda javës që po vjen do t’i riatdhesoj mbi 700 qytetarë të tjerë. Personat e riatdhesuar nuk do të futen më në karantinë, por pas kontrolleve mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nëpërmjet Qendrës së saj Operative dhe misioneve diplomatike, deri më tani ka mundësuar riatdhesimin e rreth 3 000 qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Pas lehtësimit të masave nga Ministria e Shëndetësisë, MPJD vetëm brenda javës që po vjen do t’i riatdhesoj mbi 700 qytetarë të tjerë. Personat e riatdhesuar nuk do të futen më në karantinë, por pas kontrolleve mjekësore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, do të shkojnë në vetizolim në shtëpitë e tyre.

Në fund të javës së ardhshme, do të mbesin vetëm edhe rreth 400 kërkesa të tjera emergjente aktive, të cilat me ritmin aktual do të mund të realizohen të gjitha deri në mes të muajit qershor.

Si rezultat i angazhimit maksimal të Qendrës Operative të MPJD-së, misioneve tona diplomatike dhe institucioneve të tjera përkatëse të Qeverisë, ky proces i vështirë për të gjithë do të përmbyllet së shpejti. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antalyaspori po e ndjek sulmuesin Jetmir Topalli nga Kosova. Sipas…