Njerëzit kërkojnë Arbanën si prezantuese në BBV, Ledion Liço: Besoni në fillimet e reja

03 janar 2024 | 19:59

Ledion Liço do të jetë prezantues i sezonit të tretë të “Big Brother VIP Albania”.

Kështu konfirmoi edhe Sara Hoxha, bashkëshortja e tij, dhe njëra nga drejtueset e Top Channel.

Ky ndryshim nuk është pritur dhe aq mirë nga ndjekësit, te cilët shprehën hapur në komente mbështetjen për Arbana Osmanin.

Për këto komente, duket se ka ardhur nje reagim nga Ledion Liço.

Ai ka postuar një foto në InstaStory ku shkruan: “Besoni në fillimet e reja”.

Sezoni të tretë i “Big Brother VIP Albania” fillon më 13 Janar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër shpërthime kanë vrarë të paktën 188 persona dhe kanë…