‘Njerëzit mendojnë se fitoj miliona’, aktorja zbulon sa të ardhura i sjell pornografia

16 shtator 2019 | 17:51

Surpriza e javës së 5-të të Premier Ligës ka ardhur nga Watfordi, i cili ka barazuar 2:2 një takim thuajse të humbur ndaj Arsenalit.

Një rezultat që ka gëzuar edhe ish-aktoren e filmave për të rritur, Mia Khalifa, që ka zbuluar se duke nisur që prej ditës së sotme do të bëjë tifo për Watfordit.

“Nuk mund ta besoj se pashë një performancë të shkëlqyer të Watford kundër Arsenalit. Edhe pse një barazim ishte një ndjenjë elektrizuese. Unë kam vendosur tani që e verdha të jetë zyrtarisht ngjyra ime”, ka shkruar ajo në “Instagram”

Kohët e fundit, 26-vjeçarja ka zbuluar edhe shumën që ka fituar nga aktrimi i filmave për të rritur, prej të cilës tashmë ka hequr dorë.

“Njerëzit mendojnë se po kap me miliona nga pornografia. Plotësisht e pavërtetë. Unë bëra një total prej rreth 12 000 dollarë në industri dhe kurrë nuk pashë përsëri asnjë qindarkë pas kësaj. Vështirësia për të gjetur një punë normale pasi u largua nga pornografia ishte … e frikshme”, ka thënë aktorja më e ndjekur e kësaj industrie të filmave.

Që nga largimi prej kësaj industrie, Khalifa është angazhuar me shfaqje sportive si “SportsBall” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në rrjetin “Youtube” me titullin “Out of Bounds” (jashtë kufijve).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Keylor Navas dhe Mauro Icardi ishin dy transferimet e fundit…