Njëri ndër themeluesit e AAK-së në Pejë i bashkohet PDK-së

15 nëntor 2018 | 22:12

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” se kësaj partie i është bashkuar njëri ndër themeluesit e AAK-së në Pejë, Visar Shehu-Boqa.

Postimi i plotë i tij:

Sot, Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Pejë, iu bashkangjitën disa qytetarë, të cilët më heret kanë qenë të angazhuar në partitë tjera politike.

Zhvillimet që po e përcjellin Dekadën e Re, rreth reformave dhe angazhimit të personaliteteve me kredibilitet të lartë, i kanë shtyerë edhe këta qytetarë, në mesin e tyre edhe afaristin Visar Shehu- Boqa, si njëri ndër themeluesit e AAK-së në Pejë, që të bëhet pjesë e proceseve tona të përbashkëta politike në Degën e PDK-së në Pejë. XHH

Fotografia e Xhavit Haliti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fatmir Xhelili, është…