Njëri nga prokurorët kryesor e braktisë tribunalin Special, kjo është arsyeja

05 nëntor 2021 | 18:37

Prokurori i Dhomave të Specializuaram, David Harbach ka braktisur punën e tij në këtë institucion për të filluar punë firmën e avokatisë O’Melveny në Uashington D.C.

Përmes një komunikate për media në tetor të këtij viti, kjo firmë avokatie ka njoftuar se Harbach i është bashkuar atyre.

Harbach një avokat me përvojë gjyqësore, ka përvojë në më shumë se 35 raste  në gjykatat federale dhe shtetërore. Ai gjithashtu ka kryer disa nga gjyqet e korrupsionit publik të profilit më të lartë në vend, duke përfshirë rastet kundër ish-senatorit amerikan John Edëards dhe ish-guvernatorit të Virxhinias, Robert F. McDonnell.

Harbach ishte një Ndihmës Prokuror i SHBA në Distriktin Jugor të Nju Jorkut nga 2005 deri në 2010, dhe për katër vjet duke filluar nga 2015, Harbach ishte një Ndihmës Prokurorit i SHBA në Distriktin Lindor të Virxhinias.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Dugolli, në llogarinë e…