Njëri nga të plagosurit në Podujevë futet në sallën e operimit

02 korrik 2026 | 15:50

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën pak më parë në qendër të Podujevës.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka bërë me dije se njëri prej të plagosurve ka hyrë në sallë të operimit.

“Është duke u trajtuar nga ekipet e anestezionit dhe neurokirurgjisë”, ka konfirmuar Syla.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se për vizitë tek të plagosurit ka shkuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e tre personave që mbetën të…