Njeriu hedh në erë shtëpinë derisa ndiqte mizën

10 shtator 2020 | 11:21

Një burrë në Francë ka hedhur në erë një pjesë të shtëpisë derisa po përpiqej të kapte një mizë.

Burri, i cili është rreth moshës 80-vjeçare, gjatë ngrënies së darkës u irritua nga një mizë e cila po gumëzhinte rreth tij.

Ai mori një raketë elektrike e cila është krijuar posaçërisht për të vrarë miza, mirëpo një bombol me gaz e cila ndodhej në shtëpinë e tij u gjuajt pa dashur nga raketa.

Rrjedhja e gazit shkaktoi një shpërthim, duke shkatërruar kuzhinën dhe dëmtoi pjesërisht çatinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Babai çdo vit djalit të tij për ditëlindje i ka…