Njoftim nga Ambasada e Kosovës në Itali: Kosovarët që hyjnë në Itali do të izolohen 10 ditë

20 dhjetor 2021 | 18:20

Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali ka dalë me një njoftim nëpër rrjete sociale për shtetasit kosovarë të cilët udhëtojnë për në shtetin Italian.

Përmes kësaj komunikate ajo u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës që të respektojnë masat e protokollet parandaluese anti-COVID19 të përditësuara me dekretin e Qeverisë së Italisë.

Në kuadër të këtyre kufizimeve për të fluturuar drejt Italisë, kosovarët duhet të paraqesin dëshmi që janë negativ me COVID-19, si dhe paraqitjen e testit negativ jo më të vjetër se 48 orë.

Kosovarët poashtu duhet të vetë karatinohen për 10 ditë.


https://www.ambasada-ks.net/it/?page=1,8,340

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
21.12.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…