KRU “Prishtina” njofton konsumatorët për zgjatje orari të punës në pika të arkëtimit dhe zyrën për konsumatorë

03 gusht 2023 | 13:41

Me qëllim të lehtësimit të realizimit të pagesave të faturave për shërbime të ujit, për shkak të temperaturave të larta, njoftojmë konsumatorët se pikat e arkëtimit të KRU” Prishtina” SH.A. të cilat zgjasin orarin e punës, nga sot duke filluar nga ora 08:00-20:00 janë:

– Lagjja” Ulpiana”,

– Lagjja” Bregu i Diellit”

– Rruga” Nazim Gafurri”( rruga për në parkun e Gërmisë)

– Pika e arkëtimit te Pensionerët,

– Pika e arkëtimit te Komuna e vjetër e Prishtinës,

– Pika e arkëtimit te PCB e vjetër.

Ju të cilët e keni të pamundur daljen jashtë objekteve tuaja, për shkak të temperaturave të larta, por edhe që juve njëherë e përgjithmonë të iu lehtësohet mënyra e pagesës, pa lëvizur, nga aty ku je, shkarkoni aplikacionin e-krup në iOS dhe Android.

Realizo pagesë të shpejt dhe kurse kohën tuaj!

Duke filluar nga data 1 gusht 2023, do zgjatet orari i punës në pikat e arkëtimit:

Shërbimi për konsumatorë ?

Nga dita e hënë-premte do të punohet nga ora 08:00-18:00, po ashtu edhe në kohën e pauzës nga 12:00-13:00.

Ditëve të shtune do të punohet rregullisht nga 08:00-16:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, sot, përmes…