Njohja nga Serbia, Rama: Kosova është shtet i pavarur, nuk mund të zhbëhet nga askush

02 tetor 2020 | 14:28

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë të përbashkët për medie me homologun nga Kosova, Avdullah Hoti, duke folur për marrëveshjet e firmosura të premten, ka thënë se faktet flasin për progres në mes të dy vendeve.

Në këtë konferencë, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për rëndësinë shengenit rajonal. “Asnjë marrëveshje e nënshkruar mes nesh nuk ka mbetur në letër, ose ka përfunduar ose është në zbatim. Më vjen mirë që tani më tabuja e shengenit rajonal ka rënë, e përsëris që ai është projekti i fëmijëve tanë. Shengeni është një projekt i cili do ndikojë në një të ardhme shumë më të mirë për rininë tanë dhe fëmijët tanë, është projekt transformues edhe për vetë zgjidhjen përfundimtare të njohjes së Kosovës nga Serbia, që ndodh vetëm durim e rrugë diplomatikë, sepse nuk është betejë ushtarake, Kosova tashmë është shtet i pavarur, dhe nuk mund të zhbëhet nga kushdo qoftë që vonon a njohë”, është shprehur Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesditën e sotme është hedhur shorti i fazës së grupeve…