Njomza Emini dekorohet nga Franca me titullin “Kalorëse e Legjionit të Nderit”

01 tetor 2018 | 17:45

Ish-deputetja e LDK-së, Njomza Emini, është dekoruar nga shteti i Francës me titullin “Kalorëse e Legjionit të Nderit”.

Kryetares së Komitetit Paraolompik të Kosovës, ky titull i jepet për motivacion për  angazhimet dhe aktivitetet e saj të dalluara politike dhe shoqërore dhe është një nxitje për të vazhduar angazhimin e saj për të mirën e përbashkët, njofton Ambasada e Francës në Kosovë.

Ceremonia zyrtare do të mbahet nesër në rezidencën e Francës në Prishtinë nga ora 17:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tifozët e skuadrës së Vëllaznimit nga Gjakova po kërkojnë rikthimin…