‘N’Kosovë Show’ sjellë rrëfimin e prindërve të Hysni Gucatit: Djalin ia falëm Kosovës
Familjarët e kryetarit të OVL UÇK-së Hysni Gucati ishin të ftuar të kësaj jave në emisionin ‘n’Kosovë Show’.
Prindërit dhe bashkëshortja e tij folën për të kaluarën dhe ngjarjet e fundit nga shtëpia e tyre në komunën e Skëndarajt.
E ëma ka treguar për kohën sa djali i saj shërbeu si ushtar i UÇK-së dhe ballafaqimet e tij me plagët e luftës.
Ata thonë se janë krenarë që djalin i’a falën Kosovës.
Njësitë speciale të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX, arrestuan të premten e 25 shtatorit Hysni Gucatin, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Organizatat e veteranëve të UÇK-së, për tri herë radhazi gjatë këtij muaji pranuan nga persona anonim mijëra dosje të Prokurorisë Speciale për Krime lufte në Hagë. Sipas udhëheqësve të OVLUÇK-së, ato dosje “dëshmojnë për bashkëpunim e Gjykatës Speciale me autoritetet e Beogradit”.



