Nkunku humb Kupën e Botës

16 nëntor 2022 | 11:22

Sulmuesi i Leipzigut, Christopher Nkunku nuk do të luajë në Kupën e Botës “Katar 2022”. Ai pësoi një lëndim në stërvitje në duel me Eduardo Camavingan.

Kombëtarja franceze ka njoftuar zyrtarisht këtë të martë se Nkunku mbetet jashtë Kupës së Botës, që fillon më 20 nëntor.

“I lënduar në stërvitje, Christopher Nkunku largohet nga Kupa e Botës. I gjithë grupi ndanë trishtimin e Christopher dhe i uron atij një shërim të shpejtë”, thuhet në njoftim.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Megjithëse në rënie, Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin…