Noizy thyen heshtjen, flet për raportin me Bora Zemanin

16 janar 2022 | 14:52

Ditëve të fundit është aluduar për një marrëdhënie romantike mes reperit, Rigels Rajku i njohur si Noizy dhe moderatores, Bora Zemanit.

Në media kanë qarkulluar lajme se ka diçka mes dyshes, pasi në rrjete sociale u bë virale një video ku shihet teksa reperi i buzëqesh Borës.

Por si qëndron e vërteta? A është Noizy në një marrëdhënie dashurore me Borën?

Në lidhje me këtë, në një intervistë për “Why?Not” me moderatore, Roza Lati, Noizy thotë se me Borën janë miq dhe se nuk ka asgjë më shumë mes tyre.

“Premtoj që nuk kam asgjë. Është thjesht një shoqe. Nuk e dija që ishte edhe ditëlindja e Borës. Festa që u komentua ishte ditëlindja e shoqes së Borës, Elona Balaj. Borën e kam shoqe, asgjë më shumë”, u shpreh Noizy.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xheisara është një nga banoret e reja të shtëpisë së…