Nominimi i Konjufcës për kryeministër, Hoti: Mjaft më me manovra, prej 15 prillit e dimë që s’ka shumicë

04 nëntor 2025 | 13:39

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e ka quajtur veçse “manovër politike” nominimin e Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Hoti ka thënë se që nga seanca e parë konstitutive ka qenë e qartë se Vetëvendosja nuk ka shumicë të thjesht për të qeverisur me vendit.

“Mjaft me manovra politike. Nga data 15 prill ka qenë e qartë se nuk ka shumicë për të bërë institucionet e reja”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prekaz, Skenderaj, më 28 Nëntor 2025, “Vrapimi i Nëntorit” rikthehet…