Nominimi i Konjufcës për kryeministër, Osmani po i takon partitë, LDK-ja konfirmon se Abdixhiku ishte te presidentja
04 nëntor 2025
| 16:51
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qenë në takim te presidentja Vjosa Osmani.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka thënë për “Express” se Abdixhiku ka paraqitur qëndrimet e kësaj partie karshi zhvillimeve të fundit.
“Po ka qenë në takim, në lidhje me zhvillimet e fundit për të paraqitur qëndrimet e LDK-së”, ka thënë Mustafa.



