Nominimi i Konjufcës për kryeministër, Rukiqi i LDK-së: Të ka ardh fundi, Albin
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar pas noninimit të Glauk Konjufcës për mandatar të dytë për formim të qeverisë.
Rukiqi ka pyetur se pse po u dashka që LDK-ja të bëhet pjesë e “lojës politike” të Albin Kurtit.
Në këtë kontekst, Rukiqi ka shkruar në “Facebook” se Kurtit i ka ardhur fundi i tij politik.
“Më 9 shkurt, kur na quajti ‘hajvanë’, Albin Kurti e dinte mirë që s’i ka numrat. Atë natë nuk foli si kryeministër, por si një i humbës, me plot mllef dhe urrejtje. Për nëntë muaj, po e mban peng shteti dhe sot del e flet për ‘urgjencë’. Me 48 deputetë nuk arrin dot të krijojë shumicë. As me forcë, as me mashtrim, as me shantazh. Me çfarë të drejte kërkohet të bëhemi pjesë të lojërave të tij politike? Me çfarë të drejte kërkohet të vazhdojmë pengmarrjen e institucioneve? Me çfarë të drejte kërkohet të ja zgjatin hajninë e keqpërdorimin e buxhetit për blerje votash? Edhe ata më të afërtit e tij e pranojnë që s’ka numra. E tha edhe Glauku sot. Zgjedhjet janë rruga e vetme që tregon ku jemi realisht. Në sport mund ta fitosh një ndeshje me taktikë, por jo kampionatin. Në politikë mund ta fitosh një ditë ose një javë me propagandë e ndonjë taktikë të lodhët, por jo të mbash pushtetin pafundësisht. Të ka ardhë fundi, Albin”, ka shkruar Rukiqi.



