
Nora Gjakova brenda dy minutash mposhti xhudisten serbe, kalon në gjysmëfinale
21 tetor 2022
| 12:27
Nora Gjakova ka vazhduar me performancë fantastike në Grand Slamin e Abu Dhabit.
Kampionia olimpike e ka mundur në çerekfinale xhudisten serbe, Marica Perisic, pasi kjo e fundit ka marrë tri penalizime.
Kësisoj, Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale, ndërsa aty do të përballet me gjeorgjianen, Eteri Liparteliani.
Në raundin e parë, Nora Gjakova ka mposhtur xhudisten nga Koreja e Jugut, Yuna Shin, ndërsa në raundin e dytë ka eliminuar holandezen, Pleuni Cornelisse.