Norovirusi po kërcënon fëmijët në Kinë

27 nëntor 2020 | 16:10

Norovirusi ka shpërthyer në një kopsht fëmijësh në Zigong, provincë e Sichuan të Kinës Jugperëndimore, duke infektuar më shumë se 50 fëmijë.

Departamenti shëndetësor i vendit, i ka raportuar simptomat me të vjella dhe diarre të fëmijëve si infektim me norovirus. Rasti më i hershëm me të vjella ishte raportuar mëngjesin e së mërkurës, pasuar nga një fëmijë tjetër po atë ditë, e më pas janë raportuar simptoma edhe te mësuesit e kopshteve.

Norovirusi infekton 685 milionë njerëz në të gjithë botën çdo vit dhe gjithnjë e më shumë është shfaqur si një çështje e shëndetit publik në Kinë.

Akoma nuk ka vaksinë për këtë virus në treg, por në muajin Shkurt të vitit 2019, autoritetet kineze kanë miratuar një provë klinike për vaksinën e parë në botë kundër tij. Është bërë e ditur se pas katër vitesh zhvillimi, vaksina do të mund të parandalojë 80 deri 90 përqind të infeksioneve me norovirus./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse ministria e Shëndetësisë kishte kërkuar anulimin e eventit “Black…