Norvegji, 60-vjeçari qëndroi për 9 vite i vdekur në banesën e tij

11 prill 2021 | 23:55

Një person ka qëndruar për nëntë vite i vdekur në banesën e tij në Oslo të Norvegjisë kanë bërë të dituar autoritetet.

Burri në fjalë, që mendohet se ishte rreth të 60-ve, ishte martuar më shumë se njëherë dhe kishte edhe fëmijë, por ai u gjet vetëm pasi kujdestari kërkoi nga policia të hapte apartamentin që të kryente mirëmbajtjen.

Fqinjët kanë deklaruar se mungesa e gjatë u kishte lënë përshtypjen se ai ishte zhvendosur ose dërguar në ndonjë institucion.

Policia beson se burri vdiq në prill të 2011, bazuar në një kuti kartoni të qumështit dhe një letër që u gjet në banesën e tij. Një autopsi tregoi se ai vdiq për shkaqe natyrore.

Pensioni i tij u ndal në vitin 2018 kur Administrata Norvegjeze e Punës dhe e Mirëqenies nuk mund të kontaktonte me të, por faturat e tij vazhduan të paguheshin automatikisht nga llogaria e tij bankare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përgjithësi, shenjat shfaqen disa ditë pas lindjes dhe kjo…