Norvegjia fiton titullin e nëntë të Evropës

20 nëntor 2022 | 22:42

Norvegjia ka vazhduar të dominojë në hendbollin evropian. Hendbollistet e Norvegjisë të dielën kanë siguruar titullin e nëntë të Evropës.

Në finalen e Euro 2022, të zhvilluar në Lubjanë, Norvegjia ka fituar ndaj Danimarkës me rezultat 27:25. Te fitorja dramatike, Norvegjia ka arritur vonë në ndeshje.

Norvegjia ka mbrojtur titullin dhe është konfirmuar forcë e hendbollit evropian.

Nora Mork udhëhoqi Norvegjinë me tetë gola. Për Danimarkën, gjashtë gola i shënoi Louise Burgaard. Finalja ishte shumë e fortë dhe dramatike.
Për vend të tretë u takuan Mali i Zi dhe Franca. Fitore shënoi Mali i Zi me rezultat 27:25.

Ekipin më të mirë e përbëjnë: Cleopatre Darleux (Francë – portiere), Emma Friis (Danimarkë – alo e majtë), Cristina Neague (Rumani – bek i majtë), Stine Bredal Oftedal (Norvegji – qendër), Katrin Klujber (Hungari – bek i djathtë), Jovanka Radiçeviq (Mali i Zi – alo e djathtë), Pauletta Foppa (Francë – pivote).

Lojtarja më e mirë e mbrojtjes u zgjodh Kathrine Heindahl e Danimarkës. Kurse lojtarja më e vlefshme u shpall Henny Reistad e Norvegjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Gani Dreshaj ka marrë përsipër që të paguaj një…