Norvegjia i fut në izolim për dy javë qytetarët e Kosovës të vaksinuar me “AstraZeneca”

10 gusht 2021 | 13:52

Të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë marrë vaksinat “AstraZeneca” nëse udhëtojnë  për Norvegji do të izolohen për  dy javë. Por një gjë e tillë  nuk vlen për ata që janë të vaksinuar me vaksinat “Pfizer” dhe “Jonson&Jonson”.

Këtë  njoftim ua ka dërguar Ambasada e Norvegjisë qytetarëve të Kosovës që janë  pajisur me vizë.

Në media dhe nga deputetit i PDK-së, Bekim Haxhiu  ishte ngritur shqetësimi për afatin e vlefshmërisë se vaksinave “AstraZeneca” të cilat Ministria e Shëndetësisë i kishte pranuar donacion nga Norvegjia, shrkuan “Fakteplus”.

Tani përmes kësaj letre edhe vetë Norvegjia nuk e njeh efektivitetin e vaksinave që na i dhurojë.

Kujtojmë se Norvegjia ia kishte dhuruar 180 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“TikTok” është shpallur aplikacioni më i shkarkuar më 2020, sipas…