Norvegjia i ofron mbështetje Kosovës në luftën kundër koronavirusit

26 mars 2020 | 14:39

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), Bajram Gecaj, ka pritur në në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl, me të cilin ka diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, sidomos për gjendjen pas shpalljes së pandemisë me Covid-19.

Gecaj ka theksuar se të gjitha ekipet janë duke bërë një punë mjaft të mirë për parandalimin e përhapjes së virusit, si dhe menaxhimin e situatës së përgjithshme në Kosovë.

Ndërsa ambasadori Grondahl, ka thënë se është i kënaqur me përkushtimin e autoriteteve të Kosovës në menaxhimin e kësaj pandemie, si dhe ka vlerësuar lart kujdesin që qytetarët e Kosovës janë duke treguar në këtë periudhë.

Ai është zotuar se do të përkrahë MPBAP-në në tejkalimin e të gjitha sfidave me të cilat mund të ballafaqohen qytetarët e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 10 persona në Komunën e Malishevës janë testuar sot…