Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë vaksina AstraZeneca

22 qershor 2021 | 21:35

Norvegjia ia ka dhuruar 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca Kosovës, si rezultat i bashkëpunimit me institucionet e Bashkimit Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë nëpërmjet një komunikate të publikuar në llogarinë e tyre në ‘Facebook’. Ata kanë falënderuar edhe ndërmjetësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për bashkëpunimin.

“Kosova mund të mbështetet në Ekipën e Evropës. Norvegjia dhuron më shumë se 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca ndaj Kosovës. Bashkëpunim i mirë me Miroslav Lajçak dhe institucioneve të BE’së”, thuhet në komunikatë.

SHBA-ja ka bërë të ditur se do dhurojë 55 milionë doza për imunizimin e koronavirusit për disa vende të botës, ku përfshihet edhe Kosova.

Presidentja Vjosa Osmani, është shprehur e pakënaqur e pakënaqur me shpërndarjen e vaksinave anti COVID-19. Si rezultat, ajo është përplasur me Komisionarin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, gjatë Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë.

“Nuk e shoh si momentin e duhur për të drejtuar gishtin drejt njëri-tjetrit, përkundrazi, që së pari të jemi falënderues për mbështetjen që kemi marrë dhe së dyti t’i trajtojmë sfidat që i kemi kaluar. Zotëri Borrell e përmendi iniciativën e COVAX nga e cila ka përfituar edhe Kosova. Por ndërkohë që përfitonim e kemi parë se jo secilën herë shpërndarja ka qenë e barabartë”, është shprehur Presidentja Osmani.

“Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme që kriteret e rëndësishme të respektohen për çdo herë dhe jo nganjëherë. Prandaj mësimet që kemi nxjerrë nga kjo situatë tejet e vështirë për gjithë botën, është se pjesa e botës që është shumë e fuqishme mund të na ndihmojë ne vendeve që nuk jemi edhe aq të forta dhe që barazia dhe mbështetja e drejtë është tepër e rëndësishme. Ata që kanë nevojë për më tepër ndihmë duhet ta pranojnë atë dhe kur flasim për atë se ne nuk mund të jemi të sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt. Duhet ta kemi parasysh se kjo duhet të shërbejë edhe për fushat tjera”, ka deklaruar ajo. Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Genc Cakaj ka thënë se nuk do të kandidojë për…