Nuhiu: Merituam më tepër kundër Llapit

17 prill 2022 | 17:05

Drita ka pësuar humbje nga Llapi në kuadër të xhiros së 29-të në Superligën e Kosovës në futboll, disfatë kjo që e lë ekipin gjilanas shumë larg nga pozita e parë kur kanë mbetur edhe shtatë javë deri në fund.

Futbollistët e drejtuar nga Ardian Nuhiu kanë pësuar minimalisht 1:0 nga Llapi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

E trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes tha se skuadra e tij meritoi më shumë se disfata, duke vlerësuar fraksionin e parë të lojës.

“Ndeshje e luftuar, dy skuadrat kanë bërë ndeshje të madhe. Ishte një pjesë e parë e jona shumë e mirë, por thjesht mungoi finalizimi për të marrë diçka më tepër. Ndeshjen e vendosi një rast i vetem që mund të ndodh. Kemi merituar më tepër mendoj unë”, deklaroi trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes për Art Sport.

Llapi me këtë fitore mbetet në vendin e katërt me 47 pikë, pesë më pak se Drita që gjendet në pozitën e tretë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi e ka mposhtur Dritën në takimin e vlefshëm për…