“Nuk do të lejohet ngritja e çmimeve në kafene dhe restorante”

04 qershor 2020 | 23:52

Drejtori i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, ka thënë se nuk do t’u lejohet këtyre gastronomeve që të ngrisë çmimet e produkteve në mënyrë të bashkërenduar mes bizneseve, pas goditjes që kanë pësuar gjatë pandemisë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Prestreshi ka thënë se këto biznese duhet të zhvillohen përmes garës fer e duke konkurruar me njëri-tjetrin me cilësi.

“Pajtohem plotësisht me Odën Amerikane në Kosovë, se gastronomia është tregu më i godituri nga pandemia. Nga goditja e këtij tregu, është goditur një varg i gjatë i hallkave zinxhir që ndërlidhen me tregun e gastronomisë. Dhe ndihma e Qeverisë së Kosovës ndaj këtij tregu duhet të jetë i dukshëm. Por, në asnjë rast, nuk do t’u lejohet këtyre gastronomeve që në mënyrë të bashkërenduar të bëjnë kartele klasike duke ngritur çmimet e produkteve të tyre. Autoriteti është i pakompromis! Biznesi të zhvillohet me garë fer, duke i konkurruar njëri-tjetrit me cilësi, çmime dhe produkte inovative”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të ketë…