Nuk e meritojmë të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve

24 prill 2021 | 22:41

Liverpool-Newcastle përfundoi një barazim. Edhe pse kaluan në avantazh që në minutën e tretë falë golit të Salah, djemtë e Jurgen Klopp e pësuan në minutat shtesë, duke lënë dy pikë për garën Champions League.

Trajneri i “The Reds” nuk fshihet në prononcimin e dhënë për mediat, aty ku kritikon ashpër skuadrën e tij, që këtë sezon po has vështirësi të shumta në Premier League (renditet në vend të gjashtë).

“Kur e meriton, e meriton. Unë mendoj se nuk e meritojmë të luajmë në Champions League sezonin e ardhshëm. Kemi edhe pesë ndeshje për të luajtur, të shohim se çfarë do të jemi në gjendje të bëjmë. Ndeshjen e sotme e cilësojmë si humbje.

Nuk mund të krijojmë kaq shumë raste për gol dhe të mos e mbyllim ndeshjen. Shënuam një gol të shkëlqyer, por nuk e mbyllëm dot ndeshjen. Nuk bëmë aq mirë sa duhej. Dueli me United? Do të jetë një sfidë e vështirë.

Është e thjeshtë: ose duhet të nxjerrim mësime nga këto gabime që po bëjmë ose duhet ta harrojmë kualifikimin në Champions League për sezonin e ardhshëm“, deklaroi trajneri gjerman i kampionëve të Anglisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vrasjen…