“Nuk e përballoj dot…” Super seksi me bikini, pozave të Rita Orës nuk u rezistoi as i dashuri

20 prill 2022 | 11:17

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, i ka mahnitur miliona fansat e saj teksa u shfaq me bikini në rrjetet sociale.

31-vjeçarja, e cila mendohet se aktualisht ndodhet në Zelandën e Re, dukej mjaft seksi dhe elegante në disa fotografi të realizuara në plazh.

Në fotot ku shfaqet gjithashtu e lyer me baltë, ajo ka shkruar bashkëngjitur me to që të “qëndroni të hidratuar”.

Pozat e këngëtares së shumë hiteve kanë marrë miliona pëlqime dhe komente të shumta. Ndjekësit e kanë komplimentuar Ritën për format trupore elegante.

“Vetëm ndal! Nuk e përballoj dot nxehtësinë tuaj”, i ka shkruar një ndjekës, ndërsa një tjetër i komenton: “Grua e mrekullueshme, shumë e bukur”.

Këtyre fotove nuk u ka rezistuar dot as i dashuri i saj, Taika Waititi, i cili përveçse i pëlqeu pozat, i vuri në dukje edhe një gabim drejtshkrimor që kishte bërë Rita në shkrimin që kishte shoqëruar fotografitë.

“Nuk e përballoj dot...”/ Super seksi me bikini, pozave të“Nuk e përballoj dot...”/ Super seksi me bikini, pozave të“Nuk e përballoj dot...”/ Super seksi me bikini, pozave të“Nuk e përballoj dot...”/ Super seksi me bikini, pozave të“Nuk e përballoj dot...”/ Super seksi me bikini, pozave të

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Debati pozitë e opozitë për çështjen e Komisionit Hetimor ka…