Nuk është vdekje

15 korrik 13:12

Sadri Gashi

Nuk është vdekje
Vetëm kur njeriu ndërron jetë
Vdekje është
Të vdesësh për t’vdekur
Si Mehmet Ali Pashë Dreni
N’mbrojtje të Maxhar Pashës
Në gërryerje të ashtit tënd
Të pret gjykimi i tij
Në gërryerje të ashtit tënd
Të mallkon varri i tij.

-II-

Pas 100 e sa vjetëve
U ngjallën Abdullah Pash Dreni
E Esat Pashë Toptani
Në një mision të ri
Dhe shumë të moderuar

Mitrovicën e Isa Boletinit
Ndarja arbitrare e ka lëbyrur
Fatkeqësisht honepse e miratimit
U bë edhe Parlamenti i koklavitur

Kohë o kohë!
Edhe n’këtë botë
Mjegulla n’shpëtim
Errësira n’kërkim

Sot nuk është lehtë
Të vdesësh si njeri
Nëse vdekja të hyn në shpirt?!

Që përjetë të vdesësh
Dhe si i vdekur të jetosh
S’lipsen kanune në popull
Vdekja klinike të vjen rrotull

Me lojë e intriga në rritje
Me diell e dritë në ikje

Nuk është vdekje
Vetëm të ndërrosh jetë
S’ka lezet n’dritë – ecje
Kafshata n’fyt po t’ngelë…
Nuk është vdekje
Vetëm kur njeriu ndërron jetë…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti italian Valentino Rossi shprehet i kënaqur që pas një…