Rossi: Jam gati për sezonin e ri

15 korrik 2020 | 13:12

Piloti italian Valentino Rossi shprehet i kënaqur që pas një pushimi kaq të gjatë do të rikthehet në pistë. Ditën e diele, në pistën e Jerez (Spanjë) nis sezoni 2020 i Moto GP. Ky është sezoni i fundit i Rossit me motorin Yamaha.

“Më në fund rikthehemi në pistë, pasi më ka munguar kjo ndjesi”, ka thënë Rossi.

“Do të nisim testet e para në këtë pistë dhe të shohim se si është gjendja. Në testet e kryera në Sepang dhe Losail u paraqitëm mirë, por që nga ajo kohë kanë kaluar disa muaj. Na duhet të gjejmë një harmoni në pistë me motorin e ri. Gjithsesi, unë jam gati për sezonin e ri”, është shprehur Rossi.

Legjenda e Moto GP shprehet se ka një ndjesi të mirë për këtë sezon, teksa garon për titullin e 10-të kampion në karrierën e tij. “Testet dimërore i mbyllëm mirë, ndaj kam një ndjesi pozitive. Jerez është një pistë ndryshe dhe vendimtar

në këtë fillim sezoni për të fituar do të jetë përshtatja pas një pushimi kaq të gjatë”, ka deklaruar Rossi. (Telesport)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka…