Nuk i kemi pasur 80 vota për presidentin

03 prill 2021 | 11:41

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se më 14 shkurt, qytetarët kanë votuar edhe për emrin e kandidatit për kryeministër por edhe për emrin e kandidates për presidente.

“Ne kemi qenë transparent para qytetarëve. Mesazhi që kanë dhënë qytetarët ishte i qartë. Por ky mesazh e vullnet nuk po përfillet nga opozita. Sërish po injorohet e shkelet. Ne nuk kemi çfarë t’ju bëjmë atyre që mendojnë që për votën e Presidentit, duhet dhënë terminale doganore, poste diplomatike a tendera. Ka qenë e qartë. Ne nuk i kemi pasur 80 vota për Presidentin”, ka shkruar Haxhiu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se LV-ja nuk është për zgjedhje, por moszgjedhja e presidentit e dërgon vendin në zgjedhje.

“Ata që po thonë se e paskemi provokuar situatën me ligjin sepse votat i keni pasur, janë të njëjtit që thonin se A.Veliu nuk është dashur të shkarkohet se ai veprim e provokoi rrëzimin e Qeverisë anipse dihej që Qeveria s’ka pasur në plan të votohej, po kur u votua ka pasur plan të rrëzohet”.

“Ne nuk i duam zgjedhjet por moszgjedhja e Presidentit e dërgon vendin në zgjedhje prandaj përgjegjësia për këtë i mbetet atyre që e injorojnë vullnetin e qytetarëve dhe e bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë me…