Nuk i zë Infektivja, pacientët me Covid-19 do të trajtohen edhe në Gjinekologji

01 gusht 2020 | 21:01

 

Një pjesë e objektit e Klinikës së Gjinekologjisë do të shfrytëzohet për pacientët e infektuar me Covid-19.

Pasi kanë marrë vesh këtë lajm, janë shqetësuar gratë që janë të shtrira në këtë klinikë e që presin të lindin. Por, një nga doktorët thotë për “T7” se hyrjet nuk janë të njëjta. Të shtrira në gjinekologji janë 260 gra.

Reparti i Operativës është vënë në dispozicion të pacientëve të dyshuar me Covid-19.

Përmes kësaj dere, që është në pjesën prapa të objektit të Gjinekologjisë, nuk hyjnë gratë shtatzëna.

Kjo pjesë që nga e premtja është ndarë për pacientët që janë të dyshuar me Covid 19.

21 shtretër të repartit të Operativës në Klinikën Gjinekologjike janë të destinuar për pacientët që kanë simptoma të koronavirusit.

Gjinekologu Zef Ndrejaj thotë se kjo është një zgjidhje e përkohshme dhe është bërë vetëm për një arsye. Po ashtu, brenda Klinikës ekziston një tjetër repart, ai i Konservativës, ku trajtohen shtatzënat pozitive me virusin Korona. Aktualisht aty janë tri gra të konfirmuara pozitive.

E gjatë së shtunës, nga gratë që qëndrojnë aty ka pasur ankesa në lidhje me kontaktin e mundshëm me këta pacientë. Ndrejaj pohon se ashensori është i përbashkët, por ai thotë se edhe mjekët që i trajtojnë janë të njëjtët. Vetëm deri në orën 12 në Klinikën e Gjinekologjisë të shtunën janë realizuar 10 lindje.

Në këtë Klinikë aktualisht po qëndrojnë 260 gra që presin të lindin ose që kanë lindur tashmë.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre futbollistë anglezë të Premierligës, Dele Alli, James Maddison e…