Nuk jemi të kënaqur me zbatimin e MSA-së nga Kosova

08 prill 2021 | 21:31

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur se nuk janë të kënaqur më atë se sa institucionet në Kosovë kanë zbatuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Ai ka në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se këtë dokument e sheh me rëndësi për tri fusha.

“Më së pari, marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Kosovës: pra në thelb, ky është dokumenti i parë që është ligjërisht obligues, si dhe është obligues për të dyja palët në zbatimin e saj. Por, është po ashtu dokument i rëndësishëm politik, sepse krijon disa trupa të caktuar si Këshilli për Stabilizim e Asocim”, ka pohuar Szunyog.

“Pjesa e dytë, që po ashtu është e rëndësishme, është që Marrëveshja për Stabilizim-Asocim është hapi i parë drejt integrimit evropian, pra barazon pozitën e Kosovës me vendet tjera të rajonit. Prapë, procesi i stabilizim-asocimit është hapi i parë, pasuar nga kandidatura e shteteve, pastaj negociatat për aderim, si dhe përfundimisht pranimi. Besoj që kjo është pika e dytë e rëndësishme”.

“Tani, së treti, Marrëveshja për Stabilizim e Asocim është dokument tejet praktik, në kuptimin që ofron një udhërrëfyes për Kosovën në përafrimin e legjislacionit, por edhe rregullave e standardeve, me rregullat e standardet evropiane, pra me atë që quhet Acquis. Pra, nëse zbatohet plotësisht e mirëfilli, në fakt mund të shërbejë në përmirësimin e cilësisë së mjedisit për biznese, për jetën sociale, për mbrojtjen sociale, apo në të gjitha fushat e jetës publike në Kosovë”.

“Sa i përket zbatimit, pesë vjet është periudhë mjaft e gjatë, si dhe e kuptojmë që nganjëherë zbatimi i mirëfilltë edhe mund të pengohet nga zhvillime komplekse politike, kriza qeveritare, zgjedhjet e të tjera. Por, nëse flasim përgjithësisht, nuk jemi plotësisht të kënaqur me zbatimin e saj”, ka thënë Szunyog.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi është përplasur me analistin…