Nuk ka befasi në ndeshjet e Kupës

17 dhjetor 2020 | 15:33

Janë kompletuar 16 skuadrat që do të marrin pjesë në fazën e ardhshme të Kupës së Kosovës në futboll, raporton “Epoka e re”.

Të enjten janë zhvilluar pesë ndeshjet e fundit të fazës së 1/16 së finales, por befasi nuk pati dhe në të gjitha ndeshjet kualifikimin tutje e kanë siguruar skuadrat e Superligës, ani pse rivaliteti nuk mungoi.

Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita me mund të madh e ka eliminuar Trepçën, pasi e mposhti 2-1. Feronikeli e kishte me të lehtë ndaj Prizrenit (0-4), kurse tutje janë kualifikuar edhe Arbëria, Drenica dhe Trepça ’89.

Rezultatet  

Prizreni – Feronikeli         0-4
Drita – Trepça                    2-1
Ramiz Sadiku – Arbëria   1-2
Vëllaznimi – Trepça ‘89    1-3
Vushtrria – Drenica          0-1

Rezultatet e ndeshjeve të zhvilluara më herët

Besa – Istogu                  0-2
A&N – Kika                     5-1
Dardana – Ballkani        0-1
Kosova VR – Prishtina 2-6
Onix – Llapi                    2-4
Flamurtari  – Drenasi   1-1, 2-1 pas vazhdimeve
Vitia – Ferizaj                 2-3
Ulpiana – Liria                2-0
Vllaznia – Dukagjini      1-4
Malisheva – 2 Korriku   1-1 në vazhdime 2-3

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver…