Nuk ka gjasë të ketë luftë të re në Kosovë

09 shkurt 2024 | 08:35

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se një luftë e re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk ka gjasa të ndodh, kjo pasi Serbia e ka parasysh mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka Kosova.

“Nuk mendoj ashtu, kur e shikoni mbështetjen ushtarake ndërkombëtare që ka Kosova besoj se kjo nuk ka të ngjarë të ndodhë. Mendoj se në Serbi e shohin qëndrimin e NATO-s, qëndrimin e partnerëve bilateral dhe e kuptojnë se kjo paraqet shumë rrezik, mund të flasim me orë të tëra për qëllimet e tyre, ose gjërat që ata do të dëshironin t’i bënin, por bota nuk funksionon kështu”, tha Abbott në Rubikon të Klan Kosovës.

Duke folur mbi vizitën në Kosovë të Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, ambasadori Abbott tha se kjo vizitë ndodhi në një periudhë të ndryshimeve gjeopolitike, dhe qëllimi ishte që të jepej mesazhi se  Mbretëria e Bashkuar është fuqishëm e angazhuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovën.

“Ai erdhi në Kosovë, ai nuk erdhi për vizita të tjera në rajon, ai nuk erdhi për të folur për Kosovën dhe Serbinë, por për të folur për Kosovën, sepse mendoj se ai i sheh çështjet këtu, situatën për Kosovën dhe rajonin, rreziqet dhe kërcënimet që do të thotë se duhet të jemi shumë të qartë në mbështetjen tonë, dhe mendoj se kjo është shumë e rëndësishme, sepse ai e sheh një kontekst të gjerë gjeopolitik mbi atë që po ndodhë në Ballkanin Perëndimor dhe kjo është shqetësuese”, tha Abbott.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, tha për Ekonomia Online…