Nuk kalon Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

15 tetor 2018 | 12:06

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka thënë se është për keqardhje që sot në seancën e Kuvendit nuk ka arritur të aprovohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”!.

Sipas tij, moskalimi i këtij projektligji ka ardhur për shkak të mungesës së deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes.

“Është për keqardhje që as sot nuk arriti të kalojë Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”! Mungonin deputetët e LDK-së dhe VV-së! Natyrisht votimin e Listës Serbe as që e kemi pritur”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë në një intervistë televizive…