Nuk kanë kanalizim por u shkon fatura nga KRU “Gjakova”, ankohen banorët e Rekës së Keqe

17 mars 2024 | 21:26

Banorët e rajonit të Rekës së Keqe kundërshtojnë pagesën për kanalizim, të cilat u shkojnë bashkë me faturat e ujit, të dërguara nga Kompania e Ujësjellësit “Gjakova”.

Arsyeja pse ata refuzojnë ti kryejnë këto pagesa është e thjeshtë. Ata nuk janë fare të lidhur me rrjetin e kanalizimit.

Madje në mungesë të lidhjes me këtë sistem, shumë nga ta si zgjidhje kanë gropat septike.

“Qe gjashtë muaj na kanë ardhë faturat e ujit me ngritje. Muajin e kaluar edhe këtë muaj ka ndryshim shumë të madh. Në këto fatura të ujit e kanë futë edhe çminin për kanalizimin. Një sasi e madhe e fshatit nuk kanë kanalizim. Unë kam gropë septike. Si me pagu shtetin për kanalizim kur nuk kam kanalizim?”, deklaroi një banor.

Në kompaninë e ujësjellësit, pavarësisht përpjekjeve të RTK-së, nuk pranuan të deklarohen për këtë çështje.

Ndërkohë, konsumatorët kanë paralajmëruar edhe protesta, nëse kjo tarifë nuk hiqet nga faturat e ujit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim sulmuesin…