Nuk kemi pritje të mëdha nga qeveria e re

30 shtator 2019 | 10:35

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, ka bërë me dije se nuk ka përmirësim të gjendjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Ai ka thënë se edhe më tutje shqiptarët nuk mund t’i realizojnë të drejtat e veta individuale dhe kolektive.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Mustafa ka thënë se nuk kanë pritje të mëdha as nga qeveria e ardhshme e Kosovës.

Megjithatë, ai ka kërkuar nga qeveria e re që pjesë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë të bëhet edhe çështja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Sipas Mustafës, është treni i fundit që shqiptarët në Luginë të Preshevës ta kenë lirinë e tyre, përkatësisht të bashkohen me Kosovën.

Pavarësisht prej vështirësive, ai ka shprehur optimizëm për realizimin e këtij projekti.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të pamjeve ku shihet përleshja mes kandidatëve për…