Reagon edhe Abazi pas publikimit të videos së rrahjes me Molliqajn

30 shtator 2019 | 00:26

Pas publikimit të pamjeve ku shihet përleshja mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi, ky i fundit ka reaguar duke treguar përsëri se pas incidentit Abazi ka respektuar procedurat duke pritur policinë dhe duke deklaruar në staconin e policisë në Fushë-Kosovë.

Kandidati për deputet nga radhët e Vetëvendosjes! Haki Abazi ka deklaruar se procedurat tjera i takojnë institucioneve përgjegjëse si policia hetimore dhe Prokuroria e Kosovës.

Ai gjithashtu falënderoi ata që e përkrahën dhe besuan në institucionet e drejtësisë.

Postimi i plotë i Abazit:

Të dashur qytetarë,

Më vjen keq për shqetësimin që është shkaktuar nga videoja që është bërë sot publike mbi sulmin që është bërë pas emisionit në TV7 me 11 shtator. Pas këtij sulmi ashtu siç kam deklaruar edhe në natën që ka ndodhur ngjarja, unë kam respektuar procedurat dhe kam pritur policinë, kam deklaruar në vendin e ngjarjes, si dhe më pastaj jam deklaruar në stacionin e policisë në Fushë Kosovë.

Hapat dhe procedurat tjera i janë lënë në dorë institucioneve përgjegjëse që janë policia hetimore dhe Prokuroria e Kosovës dhe kështu do të mbetet deri në fund.

Është obligim i institucioneve që të veprohet që të sqarohet rasti dhe të parandalohet çfarëdo dhune në të ardhmen. Qytetarët e Kosovës meritojnë fushatë të qetë, debat civilizues dhe proces zgjedhor të lirë e demokratik.

I falënderojë të gjithë për përkrahjen e madhe dhe besimin në institucionet e drejtësisë.

Fitorja e thellë e Lëvizjes VETËVENDOSJE, mazhoranca që do të dalë nga këto zgjedhje me 6 tetor, e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE dhe Kryeministri Albin Kurti është përgjigjia më e mirë dhe më e merituar për të gjithë ata që nuk e durojnë dijen, drejtësinë dhe forcën e bashkimit, rritjen dhe FITOREN e LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Me 6 tetor 126 dhe vetëm 126✅

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avdullah dhe Herolind Lushi nga Qyshku i Pejës të cilët…