‘Nuk më ofrojnë role për shkak të peshës’, ankohet aktorja turke

28 shtator 2020 | 18:24

Aktorja shumë e dashur turke, Hazal Kaya, u bë e njohur për publikun shqiptar përmes rolit të ‘Nihal’ tek telenovela “Dashuri e Ndaluar”dhe ‘Maral’.

Së fundmi, ajo ka qenë shumë e komentuar në media për shkak të një deklarate.

Hazal u shkëput për disa kohë nga televizioni dhe aktorja tha se asaj nuk iu ofruan role kryesore për shkak se kishte shtuar peshë nga shtatzënia.

Pas deklaratës së Hazalit, ka reaguar aktorja Demet Akbag, e cila është shprehur se fjalët e ‘Nihal’ vlejnë për vajzat e reja të cilat kanë më shumë avantazh të marrin role kryesore.

Po ashtu edhe aktorja Aslihan Guner ka reaguar duke u shprehur se ajo ka qenë mbipeshë në një serial. Më pas vetë Hazal ka reaguar me një postim duke u shprehur se deklarata e saj është keqkuptuar dhe se nuk kishte qëllim të nënvlerësonte artistet mbipeshë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Steffen Seibert, ka thënë se…